Përplasje, gaz lotzjellës dhe plumba plastikë/ Agravojnë protestat në Turqi, protestuesit përleshen me policinë

2 Min Read

TURQI- Qindra protestues u mblodhën sot jashtë Bashkisë së Stambollit për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj kryebashkiakut të arrestuar, Ekrem Imamoglu. Por protestat nuk kanë shkuar mirë pasi janë regjustruar tensione dhe përplasje. Raportohet se policia turke përdori plumba gome dhe lotsjellës ndaj protestusve. Deri më tani nuk dihet a ka të lënduar ndërsa protestat vijojnë prej dy ditësh.

Grumbullimi i sotëm pritet të jetë edhe më i madh se ai i djeshëm ndërsa edhe numri i punonjësve të policisë në zonë do të jetë trefish më i madh se dje. Që nga mëngjesi i së enjtes, dhe pavarësisht ndalimeve për tubime , demonstruesit janë dyndur në zyrat bashkiake dhe stacionet e policisë, si dhe në universitete dhe sheshe, për të protestuar kundër ndalimit jodemokratik të kryebashkiakut të Stambollit.

Kryetari i Partisë Popullore Republikane (CHP) Ozgur Ezel i tha policisë se do të mbajë përgjegjësi për plumbat plastikë që po hidhen në drejtim të protestuesve.

“Nuk dua të shoh plumba plastikë këtu. Nëse plumbat bien, policia e Stambollit do të mbajë përgjegjësi për çfarëdo që të ndodhë,” paralajmëroi ai.

“Kush je ti që do të spërkatësh me gaz lotsjellës shpresën e Turqisë? tha ai gjithashtu, ndërsa turma e mbledhur kërkonte me urgjencë dorëheqjen e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Share This Article
Leave a Comment