Fleta e votimit e mbështjellë me 3 zarfe sigurie, KQZ jep udhëzime për emigrantët: Mos bëni asnjë shënim! Brenda në zarf mos fusni asgjë tjetër

1 Min Read

TIRANË- KQZ nga fillimi i muajt prill do të nisë në diasporë zarfet me fletën e votimit për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Bëhet me dije se fleta e votimit do të dërgohet përmes një poste të shpejtë që gjurmon vendndodhjen e zarfit.

Komisioni rregullator i KQZ-së në mbledhjen e sotme demonstroi se si do të jenë realisht zarfet e votës për diasporën. Komisioni ka theksuar se në zarf dhe në fletë nuk duhet të bëhet asnjë shënim përveç votimit.

Gjithashtu nëpër zarfe nuk duhet të futet asgjë tjetër, veç fletës dhe zarfeve mbështjellës sipas shpjegimit. Komisioni do të parapaguajë postën, kështu që emigrantët nuk do të paguajnë asgjë për këtë proces. KQZ akoma nuk e ka zgjedhur kompaninë postare që do të bëjë transportin e fletës së votimit, por procesi parashikon që zarfi zgjedhor t’i dorëzohet personalisht në dorë vetëm votuesit.

Share This Article
Leave a Comment