Vuçiq u ka thënë gazetarëve më 19 mars se me zyrtarët në Bruksel ka diskutuar për obligimet e Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit.
Studentët dhe qytetarë tjerë protestojnë me muaj në Serbi, duke kërkuar llogari prej autoriteteve për vdekjen e 15 personave si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar.
Studentët kanë mbajtur protestë masive më 15 mars në qendër të Beogradit dhe janë zotuar se do t’i vazhdojnë marshet, pavarësisht se autoritetet pretendojnë se i kanë plotësuar kërkesat e tyre./REL