Prona dhe pronësia, janë shtylla kryesore të parimeve konservatore

2 Min Read

Kryetari  i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar pasditen e sotme programin për zgjedhjet e 11 Majit për pronat.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se prona dhe pronësia, janë shtylla kryesore të parimeve konservatore.

Kreu demokrat hodhi akuza ndaj qeverisë, duke thënë ndër të tjera se “u vërsulën në mënyrë të pangopur për t’u bërë pronarë”.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Olta Xhaçka merr 10 mijë metra katror tokë publike, nga toka që kanë marrë këta një pjesë është e kishës. Por po hetohet. U vërsulën në mënyrë të pangopur për tu bërë pronarë. Ligji i korporatës së investimeve është ligji shkatërrimtar i pronës, është ligji i viti 1946. Një grup financiar i fuqishëm më kontaktoi kur isha kryeministër dhe premtoi investim 15 mld euro. Duke punuar me ta konstatoj se ata kishin këtë projekt. Unë i thashë që kjo nuk mund të ndodhë kurrë, që unë të autorizoj veten me ligj dhe t’ia marr tokën të tjerëve, harroje të ndodhë. Nëse këta miliarderë duan të investojnë paratë e tyre janë të mirëpritur, ti blejnë tokat me pronarët të bëjnë marrëveshje me pronarët. Ikëm ne nga pushteti, ai të ligj e votoi në parlament dhe ai ligj e autorizon atë. Kudo që ti verë syrin qeveria dhe trafikantët e tij ai ka autorizimin ta konfiskojë tokën me çmimin që do.

Share This Article
Leave a Comment