Zgjedhjet/ Tedi Blushi: Synojmë 84 mandate

2 Min Read

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi deklaroi se Koalicioni për Shqipërinë Madhështore do të fitojë zgjedhjet e 11 majit.

Në studion e News 24, Blushi shtoi se presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta do të jetë deputeti më i votuar në qarkun e Tiranës. Ai nënvizoi se vetëm nga Partia e Lirisë, do të jenë në total në parlamentin e ri 12 deputetë.

Më tej, Blushi nënvizoi se diaspora do ta votojë Koalicionin për Shqipërinë Madhështore në zgjedhje, pasi shqiptarët u larguan dhunshëm jashtë vendit nga regjimi i Ramës.

“Të mos harrojmë se Edi Rama largoi dhunshëm 1 milion shqiptarë. Edi Rama ka ulur remitancat e emigrantëve me 50 përqind. Shqipëria vazhdon që të jetë vendi i dytë në botë për nivel ryshfeti. Ne po bëjmë çdo përpjekje që zgjedhjet të shndërrohen në referendum. Janë kërcënuar për vendin e punës të afërmit e shqiptarëve që jetojnë në diasporë. Nuk ka shans që opozita e sotme mos të fitojë zgjedhjet. Ne dyshojmë nëse do të marrim mbi 80 mandate apo jo, por fitorja nuk ka diskutim. Më shumë se gjysma e popullsisë jeton në varfëri të plotë. Programi i PL i jep fund korrupsionit. Kryetari i PL Ilir Meta po bën punë tepër të madhe edhe në kushte izolimi për fitoren madhështore më 11 maj”, u shpreh Blushi.

Share This Article
Leave a Comment