Kosovë/ PZAP refuzon katër ankesat e subjekteve politike, nuk pranohet as rinumërimi i votave me postë

3 Min Read

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i ka refuzuar të mërkurën katër ankesa të subjekteve politike në Kosovë lidhur me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka publikuar rezultatin përfundimtar më 15 mars dhe me Ligjin e ri për Zgjedhjet, subjektet politike kanë pasur mundësi që të ankohen brenda 48 orëve, në rast se kanë besuar se u është shkelur ndonjë e drejtë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të tolerojë që Vetëvendosje të vazhdojë të përdorë shpifjet dhe manipulimet për të përmbysur vullnetin e qytetarëve dhe për të krijuar një realitet të rremë zgjedhor”, ka thënë kjo parti përmes një postimi në Facebook.

E dyta ka dalë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190.000 vota, apo 20.95 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me mbi 170.000 mijë vota, apo 18.27 për qind.

Të drejtë vote në këtë proces zgjedhor kanë pasur mbi 2 milionë shtetas të Kosovës, ndërsa pjesëmarrja ka qenë 46.54 për qind.

Çka ndodh tash?

Kjo mbledhje konsiderohet e mbyllur vetëm pasi të jenë zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit do t’i takojë Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), e cila ka fituar më së shumti vota. Por, nëse kjo parti nuk e propozon dikë për kryetar, procesi do të ngrijë në vend.

Nëse kryetari i Kuvendit zgjidhet, atëherë nisin tiktaket e orës për afatet tjera.

Presidentja e vendit obligohet që të nominojë partinë fituese të zgjedhjeve si mandatare për formimin e Qeverisë.

Ndonëse as këtu nuk ekziston një afat i saktë, vendimet në fuqi përcaktojnë që procesi duhet të zhvillohet “sa më parë që të jetë e mundur”.

Kabineti duhet t’i sigurojë votat e 61 deputetëve brenda këtij afati. Por, nëse kjo nuk ndodh, presidentja është e obliguar që brenda 10 ditëve t’i ftojë në konsultim edhe një herë partitë politike, edhe të vendosë, sipas diskrecionit të saj, për mandataren e re, nëse ajo ia dëshmon se i ka numrat për të formuar Qeverinë.

Edhe mandatarja e ardhshme duhet t’i ketë 15 ditë kohë që t’ia paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar.

Nëse Qeveria nuk formohet as pas 40 ditësh, presidentja duhet të shpallë dekretin për zgjedhjet e reja, që duhet të mbahen dyzet ditë prej shpalljes së vendimit.

 

Share This Article
Leave a Comment