Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, i cili është drejtuesi i listës së opozitës në qarkun e Fierit akuzon rivalen e tij në këtë qark për korrupsion zgjedhor bashkë me vartësit e saj.
“Banda elektorale e Belinda Ballukut në qarkun e Fierit gënjen veten kur mendon se me paratë e korrupsionit do të nënshtrojë qytetarët e Fierit. Bledian Dalipaj, një nga anëtarët më të zëshëm të bandës elektorale të PS në qarkun Fier, mund të fshihet përkohësisht pas numrit spanjoll për të dhënë porosi për krime elektorale, ndaj vartësve dhe punonjësve të administratës, por e garantoj se për Partinë Demokratike ai është Mr. 944, dhe rrugën e ka të shtruar për atje ku e ka çdo bandit.
Gjej rastin të apeloj edhe njeherë Prokurorinë e Posaçme që strategjinë e goditjes së krimeve elektorale të mos e lerë vetëm në letër. Këto janë ditët që ndajnë nëse strategjia është bërë si mjet propagande për të shpërlarë korrupsionin zgjedhor të Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe bandave të tyre elektorale, apo është vullnet real i prokurorëve të posaçëm për të parandaluar dhe goditur krimet zgjedhore. Fieri është 24 orë një skemë krimi elektoral” denoncon Bardhi.