Një trup i pajetë është gjetur sot në një liqen në Mushqet të Krrabës.
Viktima është 40-vjeçari Ilmi Velija.
Sipas familjarëve të viktimës, 40-vjeçari kishte 11 ditë që prej 8 Marsit që kishte humbur kontaktet me familjen.
Trupi është parë buzë liqenit nga një banorë i zonës, dhe më pas ka njoftuar policinë.
Trupi aktualisht ndodhet në morg për autopsinë. Sipas familjarëve 40-vjeçari nuk ka pasur probleme shëndetësore dhe nuk njihej as si problematikë.