VIDEO/ Të rinjtë mes ulërimave shtyhen për t’i shpëtuar zjarrit, dalin pamjet e tragjedisë në Maqedoni |

1 Min Read

Mediat maqedonase kanë publikuar pamje të reja nga tragjedia e regjistruar në Koçan, ku shihet tmerri në secilin prej të rinjve që ishin prezentë në lokalin e natës “Pulse Club”, i cili u përfshi nga zjarri dhe la si pasojë 59 të vdekur.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 16 marsit teksa qindra të rinj ishin mbledhur për të festuar me muzikën e bandës së hip-hopit ADN, anëtarët e të cilës mbetën viktimë e asaj nate.

Në video dëgjohen ulërimat e personave, të cilët tentojnë të largohen nga flakët që kanë përfshirë tavanin e lokalit.

Ajo çka e përkeqëson akoma më shumë këtë situatë është fakti se lokali kishte vetëm një dalje duke e bërë të pamunduar largimin e të gjithë personave në kohë nga zjarri.

Share This Article
Leave a Comment