Dhunoi gruan dhe i ngacmoi seksualisht vajzën 11-vjeçe, dërgohet për gjykim 39-vjeçari nga Lushnja |

2 Min Read

Policia e Fierit ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim 39-vjeçarin nga fshati Krutje e Poshtme e Lushnjës, shtetasin me iniciale A.R.

Ai u arrestua në nëntor të vitit të kaluar, pasi dyshohet se kishte dhunuar bashkëshoshorten, shtetasen B.R., si dhe i kishte keqtrajtuar dhe ngacmuar vajzën e saj të mitur nga martesa e parë, 11 vjeçe, shtetasen R.Ç.

39-vjeçari është marrë i pandehur për veprën penale “Dhuna në familje” në dëm të shtetases B.R., si dhe për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe  “Keqtrajtimi i të miturit” në dëm të miturës R.Ç.

“Hetimet në kuadër të procedimit penal nr.1755 të vitit 2024, nisën pas shqyrtimit të kërkesës së shtetases B.R. ndaj bashkëshortit të saj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me objekt lëshimin e urdhërit të mbrojtjes.

Në përfundim, gjyqtari i çështjes ka vlerësuar se faktet e referuara nga kjo shtetase përmbajnë elementë të veprës penale dhe për këtë shkak ka bërë referimin përkatës në prokurori. Pas administrimit të referimit përkatës, organi i akuzës në bashkëpunim me policinë gjyqësore, ka arritur të provojë se në periudha të ndryshme, shtetasi A.R. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij si dhe ka kryer veprime aktive ndaj të miturës R.Ç.  (fëmijës që shtetasja A.R kishte nga martesa e parë), që konsistojnë në keqtrajtimin vijues të saj dhe kanë avancuar në veprime që kanë natyrë të ngacmimit seksual të saj.” – njofton Prokuroria e Fierit.

Dhunoi gruan dhe ngacmoi seksualisht vajzën e saj, arrestohet 39-vjeçari

Share This Article
Leave a Comment