Rama: Dash Sula mund të vijë në PS, por duhet të dezinfektohet

1 Min Read

Kryeministri Edi Rama në takimin me kandidatët për deputetë në qarkun e Elbasanit ironizoi Dash Sulën dhe opozitën. Rama tha se Dash Sula si fillim duhet të dezinfektohet pasi opozitën e ka mbytur morri.

“Duhet të jemi të hapur edhe për blutë. Vetëm kukumjaçkat dhe salamandrat nuk hyjnë sot. Edhe Dash Sula mund të jetë, por duhet të dezinfektohet fillimisht. Dash Sula duhet të hyjë në PS por për një moment duhet të dezinfektohet. Kush është këtu që merret me shpendët, atij inat mund ta kesh sa të duash po hakun mund t’ia marrësh. Një ulërim por duhet të heqë morrat e kënetës. Aty të mbyt morri është tmerr, edhe bufi që rri mbi kokë.”, tha Rama.

Share This Article
Leave a Comment