Ndërtuan shtëpi bari në Laknas, ja kush janë dy vëllezërit që sapo ishin kthyer nga Anglia

1 Min Read

TIRANË – Personat që shikoni në foton e mësipërme janë dy vëllezërit Shkëlqim dhe Fatmir Matraxhi të cilët u arrestuan nga Policia pasi kishin ndërtuar një shtëpi bari në Laknas të Tiranës. Bëhet me dije se dy vëllezërit sapo ishin kthyer nga Anglia dhe kjo ishte hera e dytë që kishin ngritur një shtëpi bari.

Ndërkohë ka nisur procedimi penal për babain e dy të rinjve i cili kishte dijeni për shtëpinë e barit dhe nuk kishte kallëzuar, ndërsa është arrestuar edhe një punonjës i OSHEE nën akuzën për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

Share This Article
Leave a Comment