Ja si SPAK ka përgjuar Berishën, Metën, Ramën, ministrat dhe drejtorët e tij, dhjetëra mira faqe me transkripte të…

5 Min Read

Mësohet se hetimi i SPAK ka arritur në një pikë kulmore, ku pasuritë e tyre të jashtëzakonshme janë vënë nën lupën e hetuesve, ndërsa çdo lëvizje e tyre po monitorohet me precizitet të lartë. Konkretisht çdo llogari bankare, çdo pasuri të patundshme, çdo biznes i lidhur me ta është bërë objekt hetimi. Mësohet se përmes një rrjeti të sofistikuar metodash, që përfshin përgjime, vëzhgime, kontrolle dhe agjentë të infiltruar, SPAK ka zbuluar urdhra dhe pazare të pista të lidhura me korrupsionin dhe krimet e tjera përfshi ato zgjedhore. Po ashtu, përdorimi i simulimeve dhe sekuestrimit të provave materiale ka bërë që asnjë kënd i errët i kësaj marrëzie të mos mbetet i pa zbuluar.

Skema

Por ky është vetëm fillimi, pasi mësohet se të dhënat që janë grumbulluar janë të frikshme: dhjetëra mijëra faqe transkriptesh me urdhrat korruptivë të zyrtarëve të lartë. Kjo do të thotë se ajo që dikur ishte fshehur nën sipërfaqe tani po del në dritë dhe se tashmë çdo aferë korruptive e kriminale tashmë është duke u hetuar nga drejtësia e re. Pushtetarët, të cilët kanë grumbulluar pasuri të paligjshme dhe kanë jetuar në luks të pamenduar, tani ndodhen nën një presion të madh. SPAK ka hedhur rrjetin e tij në çdo sektor të administratës shtetërore, duke përfshirë edhe politikanë të nivelit të lartë, deputetë, ministra dhe gjykatës të nivelit më të lartë.

Po ashtu, përgjimet janë shtrirë edhe tek individë që ishin menduar si të paprekshëm, si anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe kryebashkiaku Erion Veliaj i burgosur. E gjitha kjo skemë e Prokurorisë Speciale është një përpjekje e paimagjinueshme për të shpërbërë një sistem të korruptuar dhe për të zbuluar të vërtetën që është mbajtur për kaq shumë kohë nën perden e errët të pushtetit. Megjithatë, në kulmin e këtij hetimi, thuhet darët e SPAK, do të sjellin pasoja të mëdha për të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin dhe kanë shkelur ligjin. SPAK nuk ka më frikë, dhe ky hetim është vetëm hapi i parë i një procesi që do të ndryshojë përfundimisht fytyrën e politikës shqiptare. Kështu që për çdo veprim të paligjshëm, do të vijë një përgjigje e ashpër, ndërkohë që të gjithë ata që kanë besuar se janë të paprekshëm do të kuptojnë se ata janë vetëm një hap larg për t’u përballur me drejtësinë dhe arrestuar.

Nga ana tjetër, mësohet se përveç hetimeve të pasurive dhe transkripteve, SPAK ka sekuestruar edhe pajisje elektronike nga shumë zyrtarë të lartë, duke përfshirë kompjuterë dhe telefona, të cilët mund të përmbajnë prova që lidhin këta individë me aktet korruptive dhe krimet e kryera. Pra e gjithë kjo është një tentativë për të ndalur ndikimin e paligjshëm dhe për të mposhtur fuqinë e një sistemi që ka ndotur çdo nivel të shtetit. Dhe kurdo që të mbarojnë hetimet, kurdo që të dalin rezultatet e plota, Shqipëria do të përballet me një shpërthim të fuqishëm, një tërmet që do të tronditë bazat e korrupsionit. Thënë ndryshe shumë shpejt, ata që kanë abuzuar me pushtetin do të përballen me realitetin e një drejtësie që s’do të ketë më asnjë tolerancë. Rrugët e korrupsionit janë të mbyllura dhe kambanat e tringëllima e prangave bie për Berishën, Ramën dhe gjithë pushtetarët e politikanët që janë përfshirë në zullume.

Paralajmërimet

Përveç kësaj, ka edhe zyrtarë të tjerë, deputetë, apo në oborrin e kryeministrit, zyrtarë shumë të rëndësishëm, të cilëve u janë sekuestruar pajisjet elektronike, në këtë rast kompjuterët, për të hetuar ndikimin e paligjshëm në këto institucione dhe përpjekjet e tyre për të zhbërë këto institucione, për t’i kapur në mënyrën më të duhur të mundshme. Jo se nuk kanë ndikim—ndikim kanë pasur me shumicë dhe kanë akoma. Hetimi është i thelluar, nga njerëz me emra të cilët mund të kërkohen dhe imunitete gradualisht, ose veprime të tjera, sepse më duket se shpërndarja e parlamentit ka sjellë pasoja të zbutura juridike për veprime, por janë edhe njerëz të rëndësishëm të marrë me reformën, që kanë qenë eminencat e kryeministrit, që kanë draftuar këtë reformë, kanë ndikuar në këtë reformë. Se duhet hetuar në kompleks”, deklaroi Çollaku, ndërsa ishte i ftuara në një studio televizive.

Share This Article
Leave a Comment