“Pse nuk thirri ndonjë politikan që ishte prokuror?!” Rama vijon komentet për drejtësinë: Nuk kishte shpatë në dorë Altini, e kishte pushteti politik

1 Min Read

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet për prezantimin e kandidatëve për deputetë të qarkut të Elbasanit nga PS. Rama ka vijuar me komentet për drejtësinë duke ia atribuuar sërish vetes dhe PS-së reformën e kësaj të fundit. Ai foli konkretisht për kryeprokurorin e SPAK Altin Dumanin duke shtruar pyetjen se përse ky i fundit nuk thirri asnjë politikan kur ishte thjesht prokuror. Rama tha se Dumani nuk e kishte më parë shpatën e drejtësisë sepse e kishte pushteti politik.

Doli Altin Dumani që ka të gjithë respektin për punën që bën dhe sulmet kafshërore që ka marrë me një pjesë prokurorësh. Dumani ka qenë aty, prokuror se di se sa vjet ka, dhe virtytet nuk i erdhën nga reforma, i ka pasur. Pse nuk thirri Dumani ndonjë politikan ato vite që ishte prokuror. Pse nuk doli ndonjë gjykatës që thoshte hajde këtu Altin se do ta gjykoj unë. Jo hetuar, por as thirrur sepse nuk është çështja e Altinit, por e shpatës. Nuk kishte shpatë në dorë Altini, e kishte pushteti politik”, tha Rama.

Share This Article
Leave a Comment