Është koha për t’i dhënë fund kësaj çmendurie |

1 Min Read

Protesta të mëdha u mbajtën në disa qytete të Izraelit, pasi qeveria urdhëroi rinisjen e sulmeve në Gaza pas dështimit të negociatave me Hamasin për vijimin e armëpushimit, i cili në marrëveshjen e tij parashikonte dhe lirimin e dhjetëra pengjeve.

Mijëra njerëz ishin mbledhur në Jeruzalem për të kundërshtuar rifillimin e luftës, e cila ka marrë mijëra jetë.

Protestuesit u mblodhën në një nga sheshet kryesore të qytetit për të marshuar më pas drejt rezidencës së kryeministrit Netanjahu.

“Është koha për t’i dhënë fund kësaj çmendurie përpara se të mos ketë më njeri për të shpëtuar, përpara se të mos ketë më asnjë vend,” i tha turmës udhëheqësi i protestës Shikma Bressler.

Një ditë më parë, Izraeli bombardoi sërish Gazën duke vrarë të paktën 410 civilë.

Share This Article
Leave a Comment