Të arratisurit
Shumëkush e dyshon këtë, duke qenë se Agjencia Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) më parë kishte kthyer urdhrin e gjykatës për ndalimin e Dodikut, Vishkoviçit dhe Stevandiqit, duke shpjeguar se ishte një operacion me rrezik të lartë.
Kontrolli kufitar
Është formuar edhe një grup pune, i cili ka mbajtur takimin e parë për hartimin e ligjit që do të rregullojë punën e policisë kufitare në territorin e Republikës Srpska. “Korniza ligjore mbi të cilën po punon Grupi Punues do të jetë ekskluzivisht në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe Aneksin 2 të saj”, shkruan Dodik në rrjetin social X.
Dodik i referohet periudhës menjëherë pas luftës deri në vitin 2000, kur kufiri i RS kontrollohej nga policia e entitetit. Ai pretendon se Përfaqësuesi i Lartë i atëhershëm Wolfgang Petritsch vendosi një shërbim kufitar shtetëror, në kundërshtim me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit.
Ilaçet dhe ultimatum
“Pas kësaj, qeveria e Republikës Srpska do të fillojë procedurën për shfuqizimin e akteve që parashikojnë këtë të drejtë”, u njoftua pas seancës së qeverisë.
Vizita e Moskës, Beogradit…
“Ai është president, një burrë trim. Ai nuk ankohet, por situata po vështirësohet. Ne do të merremi me të në ditët në vijim. Nesër ose pasnesër do të shkoj në Bruksel për të biseduar me Mark Rutte dhe Marta Kos. Pas kësaj do të shkoj përsëri në Bruksel dhe do të bisedoj me Antonio Costa dhe Ursula von der Leyen. Ne do të flasim për RS.”
Sipas informacioneve të disponueshme, në Serbi ndodhet edhe kryetari i Asamblesë së Republikës Srpska, Nenad Stevandiq. Stevandiq më parë është takuar me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, me të cilën ka diskutuar për situatën aktuale politike dhe ka shprehur mbështetjen për autoritetet serbe në atë që ai e quajti “përpjekje për përmbysjen e shtetit”, që ka të bëjë me protestat e studentëve./DW