Mëngjesin e kësaj të mërkure, Edi Rama ka zhvilluar një aktivitet me kandidatët për deputet të PS në Qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 11 Majit.
Gjatë fjalës së tij, Rama foli edhe për drejtësinë, ku la të kuptohet se nuk është meritë e Altin Dumanit që po goditen politikanët, por e tij. Ai tha se Dumani aty, por nuk kishte thirrur asnjë politikan, pasi shpatën sipas tij, e kishte pushteti politik, ndërsa tashmë ai ia ka dorëzuar drejtësisë.
Edi Rama: Altin Dumani ka respektin dhe solidaritetin tonë për punën që bën, por edhe sulmet kafshërore që ka marrë familjarisht. Ka qenë aty dhe virtytet nuk besoj se i erdhën nga reforma, i ka pasur. Pse nuk thirri Altin Dumani ndonjë politikan gjithë ato vite që ishte prokuror, ti thërriste “hajde këtu njëherë” Pse nuk doli ndonjë gjykatës të thoshte “bjere këtu Duman se do ta gjykoj”. Zero, jo hetuar por as thirrur. sepse nuk është çështja e Altinit, por e shpatës. Nuk kishte shpatën Altini, por e kishte pushteti politik. Ajo shpata që ka në dorë zonja e drejtësisë, e mbante në dorë pushteti politik.
U kalb situata, u vranë njerëz në rrugë komplet të pafajshëm. Shpatën e zonjës së drejtësisë nuk e ka pasur drejtësia shqiptare, peshoren jo e jo, peshoren edhe sot e ka të lëkundur. Sytë e mbyllur nuk i kanë akoma, por ama prokuroria duke nisur nga SPAK shpatën e ka të veten, dhe ky është vetëm vullnet i yni. Hyrja në BE është shpëtim, po vjen 11 Maji dhe ne i them shqiptarëve që shpatën ta ketë drejtësia e të mos vijë ta marrë pushteti politik. Bufi kënetës thotë do të hapim tiktok dhe do të shkrijmë SPAK. Pra nuk është e garantuar.