Sida ndaj Anglisë/ Kombëtarja niset për Londër, mbrojtësi kuqezi zhvillon stërvitje të diferencuar |

1 Min Read

Stërvitja e fundit e Kombëtares së futbollit të martën në ‘Shtëpinë e Futbollit’ e pa trajnerin Sylvinho në aksion, duke pasur grupin thuajse të plotë në dispozicion. Veç Marash Kumbullës që vijoi stërvitjen në palestër për shkak të lodhjes muskulore, pjesa tjetër e grupit ishte e plotë dhe u fokusua në përballjen kundër Anglisë, e cila luhet të premte në orën 20:45 në Wembley të Londrës.

Kuqezinjtë kanë marrë një lajm të mirë nga FIFA, me organizmin e futbollit që i ka dhënë dritën jeshile Etnik Brrutit për të qenë pjesë e Shqipërisë, duke bërë që Kosova U-21 ta humbasë zyrtarisht kapitenin e saj.

Kjo e mërkurë do vijojë me një stërvitje të lehtë në mëngjes dhe pas saj ekipi do niset me charter drejt Londrës, për të vijuar përgatitjet në tokën rivale dy ditë para sfidës.

Për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, Shqipëria përballet të premten e 21 marsit kundër Anglisë, teksa tre ditë më vonë në Tiranë vjen Andorra. Pjesë e këtij grupi janë edhe Letonia dhe Serbia.

Share This Article
Leave a Comment