Mbërrin në Shqipëri Lulzim Berisha, ish-kreu i bandës së Durrësit, i ekstraduar nga Spanja

1 Min Read

Lulzim Berisha, ish-kreu i bandës së Durrësit, ka mbërritur në Rinas pas ekstradimit të tij nga Spanja. Ai akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime të tjera, duke përfshirë atentate dhe vrasje gjatë viteve 1998-1999.

Berisha ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për pesë vrasje, por më pas dënimi i tij u ndryshua në 25 vjet burg nga Gjykata e Lartë.

Pas një periudhe arratisjeje, ai u arrestua në Alicante të Spanjës më 14 dhjetor 2023 dhe pas kundërshtimit të ekstradimit, ai u kthye në Shqipëri për t’u gjykuar për krimet e tij.

Share This Article
Leave a Comment