Duke e shikuar më nga afër, duket se shifra prej 800 miliardë Eurosh është shumë ambicioze, e përcjellë me pasiguri të mëdha: nëse dhe sa shpejt ky propozim mund të përkthehet në armë dhe municion të rinj; dhe nëse ndonjë prej atyre armëve do të shkonte në Ukrainë.
Riarmatosja e Evropës?
Problemi këtu qëndron në atë se kjo mbetet ende një hua dhe shumë nga vendet, veçanërisht ato në Evropën Jugore, që duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen, janë tashmë të zhytura në borxhe.
Gjithashtu, disa shtete të Evropës Veriore po vënë në pikëpyetje logjikën e këtij propozimin, me Parlamentin holandez që së voni miratoi një rezolutë jodetyruese për të refuzuar planin për Riarmatosjen e Evropës, duke argumentuar se ai vetëm sa e zhyt më shumë në borxh bllokun evropian.
Gjermania
Pastaj është Gjermania. Kancelari në ardhje, Friedrich Merz, ka premtuar shpenzime të mëdha në mbrojtje. Më 18 mars, ligjvënësit gjermanë votuan për rritje të madhe për shpenzime të mbrojtjes. Ligji i miratuar në Budenstag parasheh lejimin që shpenzimet e mbrojtjes të kalojnë rregullat strikte të borxhit në Gjermani, për të krijuar një fond prej 500 miliardë Eurosh për infrastrukturën e mbrojtjes.
“Ky hap që po marrim sot për gatishmërinë e mbrojtjes… është vetëm hapi i parë i madh drejt komunitetit të ri të mbrojtjes evropiane”, tha Merz.
Të premten, ligji do të kalojë në dhomën e lartë të parlamentit për miratim.
Von der Leyen e cilësoi si “lajm të shkëlqyeshëm” vendimin e ligjvënësve gjermanë për të mundësuar shpenzime më të mëdha në mbrojtje.
“Dërgon një mesazh të qartë për Evropën se Gjermania është e vendosur të investojë në mënyrë masive në mbrojtje”, tha ajo.
Deri më tani, ligjet përcaktonin se limiti i deficitit buxhetor prej 0.35 për qind të Bruto Prodhimit Vendor nuk mund të kalohej, përveç në raste emergjente.
Lëvizshmëria ushtarake dhe modeli danez
Ndihma e Ukrainës
Teksti jep një afat deri më 30 Prill për ata që marrin pjesë që të deklarojnë se si planifikojnë të plotësojnë kontributet e tyre përkatëse dhe thotë se pagesat duhet të angazhohen jo më vonë se 30 Qershori për të siguruar dërgesat deri në fund të këtij viti.
Plani thotë se këto para duhet të shkojnë kryesisht për municionin e artilerisë me kalibër të madh, sisteme të mbrojtjes ajrore, raketa, dronë, avionë luftarakë dhe trajnim të trupave ukrainase. Ato gjithashtu duhet të mbështesin kontributet e tjera nga shtetet anëtare, për shembull, dërgimin e trupave në Ukrainë në rast të një marrëveshjeje paqeje.
Plani ende sugjeron që vendet duhet të kontribuojnë në përputhje me peshën e tyre ekonomike, duke u bazuar në të ardhurat bruto kombëtare. Kjo ide kishte zemëruar më parë Francën, e cila pretendon se ndjekësit e mbështetjes ushtarake për Ukrainën, si Instituti Kiel për Ekonominë Botërore, gabojnë dhe se Parisi bën shumë gjëra në fshehtësi dhe është gjithashtu i gatshëm të dërgojë ushtarë në Ukrainë për të mbrojtur një armëpushim të mundshëm në të ardhmen./REL