“Shtëpia e barit” në Laknas/ Arrestohen dy vëllezërit dhe punonjësi i OSHEE, në hetim babai (Emrat)

1 Min Read

Policia e Tiranës ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me “shtëpinë e barit” të zbuluar ditën e djeshme në fshatin Laknas, teksa ka publikuar edhe pamjet.

Më konkretisht, në kuadër të operacionit policor të koduar “Llamba” janë arrestuar shtetasit Shkëlqim Matraxhi, 38 vjeç dhe Fatmir Matraxhi, 28 vjeç. Ata akuzohen se kishin përshtatur një banesë për kultivimin e bimëve narkotike, ku për rritjen e tyre ishin instaluar pajisje ndriçimi dhe ventilimi, ndërsa energjia elektrike merrej në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe babai i tyre, shtetasi Z. Matraxhi, 66 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë veprimtari të paligjshme dhe nuk e kishte kallëzuar.

Policia e Tiranës ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me “shtëpinë e barit” të zbuluar ditën e djeshme në fshatin Laknas, teksa ka publikuar edhe pamjet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment