Forca të shumta policore jashtë banesës së tij, ja si ndodhi arrestimi i Kryebashkiakut të Stambollit

1 Min Read

STAMBOLL- Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu është arrestuar gjatë një operacioni të madh policor dhe pas një hetimi për institucionin që ai drejton. Sipas mediave turke, në operacion u përfshin 3000 policë. Urdhër-arrestet janë lëshuar pas akuzave për korrupsion dhe abuzim me tenderat në bashkinë e Stambollit, si edhe lidhje me organizatën terroriste PKK.

Zyra e prokurorit të Stambollit tha se urdhrat e arrestit janë lëshuar për 100 persona, duke përfshirë drejtues të dyshuar të një organizate kriminale, Ekrem Imamoglu, Murat Ongun, Tuncay Yilmaz, Fatih Keles dhe Ertan Yildiz. Hetimi ka në fokus veprimet e kompanisë Medya AS dhe projektin “Urban Consensus”. Pamjet e transmetuara nga mediat turke tregojnë forca të shumta policore jashtë shtëpisë së Imamoglu dhe të paktën 20 automjete policie.

Share This Article
Leave a Comment