Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka nisur një sulm të ashpër ndaj Izraelit, duke e quajtur atë një shtet terrorist pas sulmeve të rënda ajrore në Gaza që nga fillimi i një armëpushimi muajin e kaluar.
“Regjimi Sionist ka dëshmuar edhe një herë se është një shtet terrorist, që ushqehet me gjakun, jetën dhe lotët e të pafajshmëve, me sulmet e tij brutale në Gaza gjatë natës”, tha Erdogan gjatë një darke për të shënuar fundin e agjërimit të Ramazanit.
Ata që janë përgjegjës për këtë mizori, ku ranë dëshmorë mbi 400 vëllezër tanë, do të mbajnë përgjegjësi për çdo pikë gjaku që kanë derdhur.
“Nëse zjarri që djeg fëmijët, foshnjat dhe gratë e pafajshme vazhdon me arrogancë, çmenduri dhe paturpësi, atëherë herët a vonë do të shkatërrojë edhe ata që e ndezën”, shtoi ai.