“Ju erdhi që është rrahur në mënyrë brutale”, 12vjeçari në Tiranë dhunohet në shkollë

4 Min Read

Zonja tregon se e çoi djalin te mjeku dhe rezultoi se ai kishte shembje të parakrahut. Meqë shkolla nuk i tregon gjë, thërret policinë dhe situata agravohet.

“Kishte dhimbje tek parakrahu fëmija. E çuam tek Spitali i Traumës, mjeku na tha që nuk ka thyerje, por e ka dhimbje nga shembja. Na dha për ta lidhur me një fashë e një tip xheli. Kontaktova me mësuesen, por asnjë përgjigje. E raportova si rast, dyshoj për këtë gjë dhe dua që policia të jetë në dijeni. Në momentin që policia i ka kontaktuar, atëherë na shkruan mësuesja kujdestare që kemi shkuar në Komisionin e Etikës. Në të vërtetë nuk po mbahej i njëjti qëndrim, ishte një provokim. Ishte e kotë dhe ato me një lloj skenari e mbyllën mbledhjen. Shkolla nuk ka mbajtur asnjë lloj qëndrimi për atë që kishte ndodhur, por problemi ishim ne që kishim shkuar në polici”, tregon më tej denoncuesja.

Prindi: Pse nuk më thatë, që djali ishte i dhunuar, ju si mësuese kujdestare?

Mësuese Katerina Gjikoka: Pse s’ju thashë unë?

Prindi: Po pse s’më keni njoftuar?

Mësuesja Katerina Gjikoka: Në sajë të indicies së fundit, që unë u informova si mësuese kujdestare, situatën e kam paraqitur brenda gjitha institucioneve, brenda shkollës.

Prindi: Nuk e quajte të nevojshme, të më njoftoje mua?

Mësuese Katerina Gjikoka: Në sajë të bisedës, që ne bëmë me djalin…

Prindi: Po ai mohoi dhunën dhe ti u mjaftove, nuk e çove direkt, hajde shpejt, se është alarmante dhe ta çoje tek psikologia?

Mësuese Katerina Gjikoka: Ne u ndalëm, sepse indicia ishte, që kishte vetëm lakim të prindit, kaq!

Prindi: Në mesazh, a ju erdhi, që ai është rrahur në mënyrë brutale? Mesazhin e kam edhe unë, edhe ti, edhe drejtoresha!

Mësuese Katerina Gjikoka: Absolutisht, që nuk e mohoj mesazhin! Kemi folur, kemi mbledhur të gjitha instancat, për të vazhduar situatën…

Prindi: Nuk është mjaftueshëm, për të më njoftuar mua?

Mësuese Katerina Gjikoka: Për të marrë vesh, se çfarë ka ndodhur në të vërtetë! Nga takimi që u bë, thirrëm prindërit! 

Prindi: U thirrën pas Policisë prindërit! Mos ma thoni, që u thirrën prindërit! Nuk u thirrën! U thirrën pas Policisë prindërit! Dhe problemi i vetëm, ku unë kërkova, ku është Katerina, ku është oficerja e sigurisë, më thanë: atje ku i ke çuar ti, në polici! Në polici, nuk ka, pse t’ju vijë keq! Për sa kohë ju merrni rrogën, ju jeni përgjegjës për fëmijët e mi, brenda këtyre mureve! Pse nuk më njoftuat? Të erdhi një mesazh, që thotë e rrafën në grup!

Oficerja Blunilda Xhakani: Pse nuk erdhi ky prindi, të na njoftonte ju lutem, por bën mesazhe?

Prindi: Por prindërit nuk janë në dispozicion, të vijnë.

Oficerja Brunilda Xhakani: Që unë ta vërtetoj, nëse fëmija ka gënjyer prindin, apo jo, se prindi mund të shikojë telenovela turke edhe për mesazhe!

Prindi: Ajo tha e rrafën, çuni nuk pranoi dhe ju nuk njoftuat askënd! Psikologia çfarë tha, kur ai fshehu dhunën? Fshehu dhunën Natani, nuk raportoi dhunën!

Mësuese Katerina Gjikoka: Në qoftë se dalim, se çfarë ka ndodhur dhe situata me bashkëshortin tuaj…

Prindi: Me bashkëshortin tim… i ka ardhur shpirti në majë të hundës, dhe ju jeni përgjegjës, që ne nuk kontrollojmë dot veten! Unë ju shkruajta e tronditur mësueses kujdestare dhe drejtoreshës dhe asnjëra nuk tha asnjë gjysmë fjale. Më vjen keq, që ka ndodhur, ne do marrim masat, por nuk më njoftuat, kur ndodhi kjo, dhe akoma më keq, kur fëmija fshehu dhunën./tvklan.al

Share This Article
Leave a Comment