U ekstradua nga Spanja, Lulzim Berisha mbërrin në Rinas nën masa të rrepta sigurie

1 Min Read

Ishkreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, u ekstradua nga Interpol Madridi dhe mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas mbrëmjen e kësaj të marte.

Gjykata Kombëtare e Spanjës vendosi të pranojë kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e tij, pavarësisht kundërshtimeve të 53vjeçarit, i cili pretendoi se kthimi në Shqipëri do të rrezikonte jetën e tij.

Berisha u shoqërua nën masa të rrepta sigurie dhe tashmë pritet të përballet me drejtësinë shqiptare për akuzat e ngritura ndaj tij.

The post U ekstradua nga Spanja, Lulzim Berisha mbërrin në Rinas nën masa të rrepta sigurie appeared first on | Lajme.

Share This Article
Leave a Comment