Putin nuk është gati për t’i dhënë fund luftës

1 Min Read

– Volodymyr Zelensky ka reaguar ndaj telefonatës mes presidentit amerikan, Donald Trumpit dhe homologut rus, Vladimir Putinit.

Presidenti ukrainas tha fillimisht se shpreson që Trumpi ta informojë për detajet e bisedës, por shtoi se mbështet propozimin për ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike për 30 ditë.

Ai theksoi se Ukraina do të mbështeste çdo ide që çon në një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë, por se një armëpushim i pakushtëzuar do të ishte një hap më i mirë përpara.

Megjithatë, lideri ukrainas paralajmëroi se bisedimet për Ukrainën, pa pjesëmarrjen e Kievit, nuk do të sjellin rezultate

Lidhur me ofertën e Rusisë për të liruar 23 ushtarë ukrainas të plagosur rëndë, Zelensky tha se lirimi i të gjithë të burgosurve do të ishte mënyra e vërtetë që Rusia të tregonte seriozitetin për bisedimet e paqes.

Sa i përket kërkesës së Putinit për ndalimin e ndihmës ushtarake dhe ndarjes së informacioneve të inteligjencës nga vendet e huaja, Zelensky tha se aleatët e Ukrainës nuk do ta pranonin kurrë një lëvizje të tillë dhe se ai shpreson që të vazhdojnë furnizimet nga aleatët.

Share This Article
Leave a Comment