“Ministrin që ma bëri kështu, për 7 breza do ta shkrij”/ Përgjimet e SPAK ndaj Veliajt në qeli

2 Min Read

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga përgjimi që Prokuroria e Posaçme ka bërë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. E ftuar në emisionin A Show në Syri Tv, Lala ka treguar sekuenca nga përgjimet e telefomnatave që kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash ka bërë me familjarët e tij.

“Ministrin që ma bëri kështu e s’më doli në mbrojtje s’e fal, për 7 breza do ta shkrij”, është një nga gjërat që dyshohet se Erion Veliaj ka thënë në bisedat me familjarët e tij.

Gazetarja Lala ka thënë se SPAK ka marrë autorizim të veçantë për të përgjuar bisedat që Veliaj ka bërë nga paraburgimi i Durrësit.

“Në dosjen Veliaj ka keqinterpretime të qëllimta. Pas izolimit të Veliajt ka pasur dyshim të arsyeshëm që brenda institucionit ka pasur celular, i futur në mënyrë të paligjshme. Është vendosur kontroll nga Drejtoria e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë dhe grupi i gatshëm ka shkuar në qelinë e Veliajt dhe e kanë ‘përmbysur’. E vetmja mundësi kontakti me familjen, avokatin, e  njerëzit e besuar, ishte kabina telefonike brenda paraburgimit. SPAK ka marrë autorizim të veçantë për të përgjuar vëllain, bashkëshorten dhe njerëz që mund të flisnin me Veliajn.

Fokusi s’ka qenë historia mediatike, sikurse është tentuar të trajtohej, por se ka pasur dyshime të arsyeshme që Veliaj intimidonte dëshmitarët. Dhe flet qartë për dëshmitarët. Ministrin që ma bëri kështu e s’më doli në mbrojtje, se fal, për 7 breza do ta shkrij…etj. Këto prova janë përdorur për të lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’. “Ols violina, Ols kafka”, s’mund të mbrohet kështu Erion Veliaj. Ka disa korniza ligjore mbrojtja, nëse ka prova le t’i çojë në institucione”, u shpreh Lala.

Share This Article
Leave a Comment