U vendos në listë të hapur, Alimehmeti: Aty e mendoj veten, hatërmbetjet duhet t’i lëmë mënjanë

4 Min Read

Alimehmeti ka bërë gjithashtu një koment mbi largimin nga listat të disa deputetëve, si Dashnor Sula dhe Adriatik Lapaj, duke theksuar se në politikë duhet të mendohet kolektivisht dhe të respektohen besimi dhe mbështetja e qytetarëve. Ai ka thënë se nuk duhet të ketë vend për “qejf mbetje” kur ka një popull opozitar që kërkon të fitojë dhe se duhet të bëhen sakrifikime për këtë qëllim.

Në një përgjigje humoristike për pyetjen e gazetarit në lidhje me diagnozën që do të i jepte politikës shqiptare, Alimehmeti ka thënë se politika është “e sëmurë” dhe ka nevojë për një “doktor”. Ai e ka cilësuar parlamentin aktual si të dobët dhe të dominuar nga ai që nuk duhet ta drejtonte.

Alimehmeti ka përmendur gjithashtu që, për të pasur një fitore të mundshme më 11 maj, duhet të rikthehet demokracia e vërtetë në Shqipëri, me zgjedhje të lira dhe të ndershme, që do të favorizonin Partinë Demokratike.

‘Në radhë të parë është shtjelluar fakti që ishte një votë politike një sovran politik. Gara ishte puro politike. Ju thatë listë e mbyllur, listë e hapur. Unë do doja ta mbanin listë fituese dhe listë jo fituese. Unë kam qenë për listë të hapur që në fillim. Unë personalisht kam qen për listën e hapur. Unë veten e kam parë veten në listën e hapur. Unë gjithë kohës kam mbrojtur listën e hapur dhe aty veten e mendoj. U bë shumë vite që ne jemi larguar nga demokracia e drejtpërdrejt. Unë jam për një demokraci të drejtpërdrejt dhe votuesi duhet të di kush të përfaqësojë.  Unë do doja të kisha parë më shumë parti aleate. Ky është tagër dhe privilegj dhe përgjegjësi e partisë, nga kryesia e cila përbëhet nga kryetari, nën/kryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm. Unë personalisht jam për pozicionet e zgjedhura. Të përfaqësosh veten si i zgjedhur. Unë e dua veten të zgjedhur jo të emëruar nga kryetari.

Duhet të kuptojmë se ka një pjesë të madhe të demokracisë, por ka dhe një pjesë të madhe të politikës. Unë mendoj që kjo është një rrugë dhe ka dhe momente dhe të vështira, duke menduar në mënyrë kolektive dhe jo individuale. Ke nga pas njerëz që të kanë besuar, pra nuk je i vetëm. Nëse është për qejf mbetje duhet ta lëmë mënjanë, kur është gjithë ai popull opozitar që kërkon të fitojë. Unë mendoj të shkojmë atje duke hequr diçka nga vetja.

Kur politika është e sëmurë ka nevojë për doktor. Një parlament nga më të dobëtit, i kryesuar nga ai që s’duhet ta kryesonte. Parlamenti është i vdekur nga ky moment. Diagnoza e vetme është mos bërtasim, mos të ketë një parlament ku sulmohet vetëm opozita.

Ajo që neve mund të fitojmë në 11 Maj, është të rikthehemi në një shtet demokratik, duke bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në një kontekst kur rregullat e lojës janë të lira dhe të ndershme, fiton Partinë Demokratike’, tha Alimehmeti.

Share This Article
Leave a Comment