Evropa duhet të jetë në tryezën e bisedimeve

2 Min Read

Pas rreth 1 orë e 30 minutash ka përfunduar biseda telefonike midis Presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.

NBC News dhe CNN duke ju referuar burimeve nga Shtëpia e Bardhë kanë konfirmuar fundin e telefonatës së shumëpritur mes dy liderëve.

Tema e diskutimit në këtë bisedë të gjatë nuk ishte tjetër veçse lufta në Ukrainë dhe hapat që duhen ndërmarrë për t’i bërë palët ndërluftuese të dorëzojnë armët.

Tani, priten  përditësime zyrtare nga Uashingtoni dhe Kremlini për të përcaktuar drejtimin që mori biseda dhe nëse u arrit ndonjë përfundim thelbësor.

Reagimi i parë pas përfundimit të telefonatës erdhi nga i dërguari special i presidentit rus për investime dhe bashkëpunim ekonomik, Kirill Dmitriev, duke thënë se “nën udhëheqjen e Presidentit Putin dhe Presidentit Trump, bota është bërë sot një vend shumë më i sigurt!“.

“Histori! Epike!”, shkruan ai.

Zelensky: Evropa duhet të jetë në tryezën e bisedimeve

“Evropa duhet të jetë në tryezën e bisedimeve dhe gjithçka që lidhet me sigurinë e Evropës duhet të vendoset së bashku me Evropën”, tha ai

Presidenti udhëtoi me gruan e tij, zonjën e parë ukrainase Olena, dhe ai tha se bisedimet u fokusuan në mbështetjen e mbrojtjes, investimet në prodhimin e armëve ukrainase dhe integrimin evropian të Kievit.

Share This Article
Leave a Comment