BERAT- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Qarkut të Beratit ka folur në lidhej me reformën në drejtësinë. Rama theksoi se drejtësinë e çliroi nga pushteti Partia socialiste me të gjitha proceset qe ndërmori gjatë qeverisjes.
Ai gjithashtu mori shembull kreun e SPAK duke theksuar se ka respekt për Altin Dumani. Sipas Ramës Dumani edhe përpara reformës në drejtësi ka qenë prokuror, por nuk e ka patur këtë pavarësi për të arrestuar një ministër.
“Altin Dumani meriton shumë respekt, ishte aty dhe më parë pse nuk e bënte këtë detyrë në këtë formë. Përse nuk arrestonte dot më parë një ministër? Si ka mundësi që një ministër që nga 1912 nuk është thirrur nga pavarësia e gjyqësorit. Të gjithë ata që janë vrarë dhe janë burgosur janë nga udhëheqja nga Zogu, nga Enveri dhe nga Bufi Kënetës. I burgosuri i fundit politik është Fatos Nano. Shpatën e drejtësisë e ka mbajtur i pari dhe ne e dorëzuam shpatën. Ne dhe ju dorëzuam shpatën, nga pushteti politik ja dhamë një trupe të pavarur,” tha Rama.