Në gjykatën e Spanjës, ai ka kundërshtuar ekstradimin, duke thënë se i rrezikohet jeta pas kthimit në Shqipëri, pasi ka pësuar sulme të shumta. Megjithatë, kërkesa për ekstradimin e tij u miratua dhe ai do të dërgohet në Shqipëri për të u gjykuar për disa vepra penale.
Berisha ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda për pesë vrasje dhe disa atentate, por një vendim i Gjykatës së Lartë i uli dënimin në 25 vjet burg. Pasi i shpëtoi burgimit të përjetshëm, ai ka kërkuar ulje dënimi përmes kërkesave të shumta, duke përfituar ulje të më shumë se dy viteve burg dhe edhe amnisti të një viti e gjysmë.
Arrestimi i Berishës është rezultat i bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare dhe spanjolle, dhe ai është përballur me akuza të tjera për vrasje dhe shpërthime të kryera në vitin 2005.