Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka shpallur një sistem të ri për shitjen e biletave për ndeshjet e Kombëtares, duke synuar një proces më të drejtë dhe transparent për tifozët shqiptarë.
Sipas këtij sistemi, të gjitha biletat do të shiten online dhe çdo person mund të blejë maksimumi 4 bileta. Kjo masë është marrë për të siguruar barazi në mundësitë për t’u bërë pjesë e mbështetjes së Kombëtares, duke shmangur praktikat e mëparshme ku grupe të tifozerive kishin mundësinë të merrnin bileta të rezervuara.
FSHF thekson se ky vendim është në përputhje me praktikat më të mira evropiane dhe ka për qëllim përfshirjen e të gjithë tifozëve, duke garantuar një mundësi të barabartë për secilin.