“Te Inter më tallin, thonë do pësoni 6 gola”: Asllani sfidon parashikimet me Anglinë

2 Min Read

“Janë skuadër shumë e fortë, janë një ekip fizik. Kanë lojtarë shumë teknik dhe i njohim shumë mirë. Besoj se nuk duhet të mendojmë shumë, por të luajmë me shpirt e zemër. Të mos shkojmë atje si turist se gjithmonë kur të hyjmë në fushë të hyjmë për fitore”. Kristjan Asllani do të jetë një nga lojtarët me pritshmëritë më të larta të Kombëtares, për ndeshjen me Anglinë. Mesfushori kuqezi, që po merr vëmendje edhe te Inter e di mirë kujt skuadre po i shkojmë përballë.

Historia ka treguar se ndaj Anglisë kemi marrë vetëm humbje, por kjo gjë nuk e demoralizon. Asllani mendon se është një ndeshje për tu luajtur dhe do të provojë të bëjë maksimumin për të ndryshuar trendin e rezultateve: “Ndeshja fillon 0-0 dhe ne do të japim gjithçka për të marrë rezultat pozitiv. Do të hyjmë në fushë vetëm për fitoren”.

Lexo më tej: Video/Kombëtarja, mbërrijnë të gjithë lojtarët: Sylvinho merr përforcime në Superiore

Në fund edhe një batutë, që megjithatë tregon mendimin e përgjithshëm në këtë përballje me Anglinë e Tuchel: “A kam folur me shokët për këtë përballje? Në fakt të gjithë janë tallur me ne. Na thonë do të pësoni 5-6 gola dhe do të shkoni në shtëpi. Ne do të hyjmë në fushë për të luajtur fort. E dimë se do na sulmojnë se kanë lojtarë të shpejtë, por ne nuk kemi asgjë për të humbur. Ekipi ka shumë harmoni dhe skuadra është e mirë. Të gjithë duan të ikin në Botëror dhe do të luftojnë shumë”, e mbylli Asllani.

Share This Article
Leave a Comment