Anglia një përbindësh në “Wembley”, ishullorët nuk humbasin prej 18 vitesh në kualifikuese |

2 Min Read

Të mundësh Anglinë në shtëpi kur bëhet fjalë për kualifikueset e një turneu, qoftë Europian, ashtu edhe Botëror, është një mision tejet i vështirë. Në fakt, për të gjetur humbjen e fundit duhet të kthehemi mbrapa në kohë plot 18 vite më përpara, në fakt në vitin 2007 dhe ishte kualifikuese Europiani.

Hera e fundit e përballjes Angli-Shqipëri në “Wembley” përfundoi me një 5-0 që ishte pa “refren” dhe histori, duke qenë se “Tre Luanët” arritën të shënonin të gjitha golat ne 45′ e para dhe shumë nga ato protagonistë pritet të luajnë ende titullarë edhe në këtë sfidë tani, të premten. Ishte ndeshje e kualifikueseve të Botërorit dhe ajo, ashtu si do të jetë kësaj here.

Pikërisht në kualifikueset e një kampionati Botërori, Anglia ka koleksionuar deri më tani 28 ndeshje radhazi pa humbje në shtëpi dhe disfata e fundit daton në vitin 2000, ndaj Gjermanisë. 25 fitore dhe vetëm 3 barazime (ndaj Hungarisë, Ukrainës dhe Greqisë). Pra, 25 vite pa humbje!

Sa i përket kualifikuesve të Europianit, Anglia ka 17 ndeshje radhazi pa humbje në shtëpi, nga të cilat 15 fitore dhe vetëm 2 barazime. Janë në total 58 gola të shënuar dhe vetëm 7 të pësuar nga të cilat 3 kanë ardhur ndaj Kosovës në “Wembley”. Humbja e fundit daton në vitin 2007 ndaj Kroacisë, me rezultatin 2-3.

Share This Article
Leave a Comment