Sulmet ajrore izraelite në Gaza vranë të paktën 404 njerëz, teksa me kalimin e orëve bilanci i viktimave është rënduar.
Autoritetet shëndetësore palestineze, ndërsa sulmet goditën dhjetëra objektiva herët të martën, duke i dhënë fund një bllokimi disajavor për zgjatjen e armëpushimit që ndaloi luftimet në janar.
Grupi militant palestinez Hamas lëshoi një deklaratë duke akuzuar Izraelin për shkelje të armëpushimit.
Fillimisht u shënuan 330 të vrarë, teksa me kalimin e orëve shifra u rrit në 404.
Sulmet u raportuan në shumë vende, duke përfshirë Gazën veriore, qytetin e Gazës dhe Deir al-Balah, Khan Younis dhe Rafah në Rripin qendror dhe jugor të Gazës. Zyrtarët e ministrisë palestineze të shëndetësisë thanë se shumë nga të vdekurit ishin fëmijë.
Ushtria izraelite, e cila tha se goditi dhjetëra objektiva, raportoi se sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe do të shtrihen përtej sulmeve ajrore, duke rritur perspektivën që trupat tokësore izraelite mund të rifillojnë luftimet.