Sean “Diddy” Combs paralajmëroi Kanye West për njerëzit që po përpiqeshin t’i “fundosnin” gjatë një telefonate nga burgu.
“Kij kujdes atje, sepse ata përfundimisht po përpiqen të na fundosin”, i tha West në telefon themeluesit të Bad Boy Records në pamjet e marra nga Shade Room të hënën. ” Unë do e mposht këtë dhe do të jem pranë teje,” shtoi Combs, duke iu referuar gjyqit të tij të ardhshëm federal për akuzat për trafikim seksual dhe shantazh.
Reperi i “I’ll Be Missing You” inkurajoi gjithashtu West që të “argëtohej pak.
“Kur të dal atje, o burrë, dua të të shoh ty duke shembur stadiumet,” vazhdoi Combs. “Kam nevojë të të shoh përsëri në atë skenë, duke repuar dhe duke performuar dhe gjithçka. Unë po ëndërroj për atë ditë.”
Kanye u pajtua me reperin, duke thënë: “Po, është koha që unë thjesht të kap mikrofonin dhe të rikthehem.”
Diddy më vonë falënderoi reperin “Heartless” për kontaktin me shtatë fëmijët e tij, ndërsa ai qëndron pas hekurave në Qendrën Korrektuese Metropolitan në Brooklyn, NY.
West ka mbrojtur lirinë e Combs ndërsa manjati i turpëruar i muzikës pret datën e gjykimit të tij më 5 maj.