Dështon armëpushimi, Izraeli sulmon Gazën, rreth 330 të vrarë

1 Min Read

Të paktën 330 njerëz janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza gjatë natës, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Ushtria izraelite tha se po kryente sulme “të gjera” pasi bisedimet për zgjatjen e armëpushimit nuk arritën një marrëveshje.

Kjo shënon valën më të madhe të sulmeve ajrore që nga 19 janari, kur hyri në fuqi armëpushimi, raporton BBC.

“Ata ndezën përsëri zjarrin e ferrit në Gaza,” thotë një dëshmitar okular në qytetin e Gazës , duke përshkruar “frikë dhe terror” pas sulmeve.

Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli “që tani e tutje do të veprojë kundër Hamasit me fuqi ushtarake në rritje”.

Hamasi ka akuzuar Izraelin për përmbysjen e marrëveshjes së armëpushimit, duke thënë se pengjet e mbetura të mbajtura në Gaza po i ekspozohen “një fati të panjohur”.

Share This Article
Leave a Comment