Meta: “Shqipëria Madhështore“ sikurse renditet e para në fletëvotim, do të kryesojë bindshëm edhe në zgjedhje

1 Min Read

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se koalicioni ku bën pjesë edhe PLja është i pari në renditjen në fletën e votimin, dhe del po ashtu i pari në zgjedhjet e 11 majit.

Meta bën lidhjen analogjike të numrit në fletën e votimit me rezultatin e zgjedhjeve, pas hedhjes së shortit nga KQZ.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shprehet se më 11 maj fitorja plebishitare fillon nga Tirana dhe do të përqafojë të gjithë Shqipërinë si një flamur madhështor shprese.

“Koalicioni ynë, ‘Partia DemokratikeAleanca për Shqipërinë Madhështore‘, starton garën me numrin 1. Koalicioni ynë del po i pari më 11 Maj me një fitore madhështore! Më 11 maj fitorja plebishitare fillon nga Tirana dhe do të përqafojë të gjithë Shqipërinë si një flamur madhështor shprese!”,shprehet Meta.

Image

The post Meta: “Shqipëria Madhështore“ sikurse renditet e para në fletëvotim, do të kryesojë bindshëm edhe në zgjedhje appeared first on GIJOTINA.

Share This Article
Leave a Comment