Telefonata Trump-Putin, presidenti amerikan: Shumë afër paqes

2 Min Read

Presidenti amerikan Donald Trump pohoi ka rënë dakord me homologun e tij rus, Vladimir Putin, “për shumë elemente” të një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë përpara telefonatës së shumëpritur mes tyre.

Përmes një postimi në Truth Social, Trump tha se ka ende shumë punë për të bërë, por paqja duket afër. “Çdo javë sjell 2,500 vdekje ushtarësh, nga të dyja palët dhe duhet të përfundojë tani. Pres me padurim telefonatën me presidentin Putin”, ishte komenti i tij.

Më herët, shefi i Shtëpisë së Bardhë u tha gazetarëve se “ne do të shohim nëse mund të punojmë një marrëveshje paqeje, një armëpushim dhe paqe, dhe unë mendoj se do të jemi në gjendje ta bëjmë atë”. Edhe sekretari i shtetit, Marco Rubio pohoi se procesi i negociatave që synon t’i japë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës i ka sjellë palët më afër paqes, ndonëse duhen ende shumë përpjekje për të arritur një marrëveshje përfundimtare.

“Unë mendoj se jemi afër marrëveshjes. Sigurisht, mbetet ende shumë për të bërë, por jemi më afër nga sa ishim dy javë apo gjashtë muaj më parë”, mësohet të ketë thënë kryediplomati amerikan. E ndërsa ai kujtoi edhe një herë se Trump dëshiron fundin e shpejtë të këtij konflikti, presidenti i ukrainas Volodimir Zelensky nga ana tjetër e akuzoi Putinin për zgjatjen e luftës.

“Ky propozim mund të ishte zbatuar shumë kohë më parë”, tha ai, duke shtuar se “çdo ditë në kohë lufte do të thotë jetë njerëzore”.

Share This Article
Leave a Comment