Dëbora arrin 20 cm, ja disa nga akset më problematike në qakun e Shkodrës

1 Min Read

Në bashkinë Shkodër gjatë natës ka patur reshje dëbore në zonat malore ku në QafeThore ka rreth 20 cm borë, por rruga është e kalueshme. Strukturat e Mbrojtjes Civile në Shkodër bëjnë të ditur se situata paraqitet e qetë dhe pa probleme.

Ne aksin rrugor KirëShosh është bërë e mundur gjatë natës hapja e rrugës nga firma kontraktuese.

Ndërkohë në Bashkinë FushëArrëz gjatë natës ka patur reshje dëbore me intensitet mesatar. Segmentet rrugore Bardhet Iballë, Bardhet QafëShllak dhe FushëArrëzFierzë janë të kalueshme, por duhet përdorimi i pajisjeve dimërore për përdoruesit e rrugëve. Trashësia e borës në QafëMali rreth 10 cm. Po punohet nga kontraktorët për stabilizimin e situatës.

 

 

The post Dëbora arrin 20 cm, ja disa nga akset më problematike në qakun e Shkodrës appeared first on GIJOTINA.

Share This Article
Leave a Comment