Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Itali, pasi është dënuar për trafik droge.
Në pranga është vënë shtetasi Albert Koni, 51 vjeç, banues në Maminas të Durrësit, i cili është kapur në fshatin e tij.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, me vendimin e datës 10.01.2025, e ka dënuar me 4 vjet, 5 muaj dhe 21 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.” njoftojnë autoritetet.
Policia thotë se Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e 51-vjeçarit në Itali.