Kompania “CFO Pharma” e biznesmenit Nadir Çausholli, e cila u sulmua me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Siç shihet edhe në pamje hetuesit kanë mbledhur gëzhojat në rrugë, ndërsa në drejtim të biznesit është qëlluar me mbi 20 plumba.
News 24 shkruan se, është tentuar të fshihet ngjarja e rëndë.
Sulmi me armë zjarri ka ndodhur në 02:00 të natës, ndërsa policia është njoftuar rreth orës 08:10.
Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese.
Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.