‘Mesazhet mes Bushkës dhe Llagamit, një skandal i vërtetë’, Nesho: Kërkohet që të kapet drejtësia për pushtetin

1 Min Read

Në një intervistë televizive, Nesho deklaroi se ky rast është një dëshmi e qartë se drejtësia në Shqipëri është e kapur në çdo nivel.

“E kam lexuar lajmin që keni publikuar dhe kjo vërteton se drejtësia në vendin tonë është e kapur, që nga momenti kur kërkohet një drejtësi në shërbim të pushtetit dhe pastaj vazhdon në të gjitha nivelet e tjera. Ky është një skandal i rëndë, ku përfshihet kryetarja e Komisionit të Ligjeve, e cila ka drejtuar reformën në drejtësi,” tha ai.

Share This Article
Leave a Comment