Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë vendim një veprim të ulët, duke akuzuar Specialen se ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në farsë dhe të drejtat demokratike në fjalë boshe.
“Një ulje e re nga një gjykatë turpëruese dhe e paturpshme, e cila e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe, dhe vullnetin e Parlamentit të Kosovës në një boomerang të dhunshëm!”, shkroi Rama.
A new low from a shameful and shameless tribunal that has turned international justice into a charade, democratic rights into empty words, and the goodwill of the Kosovo Parliament into the most brutal of boomerangs! pic.twitter.com/yfzQt2Vw9t
— Edi Rama (@ediramaal) March 17, 2025