Endrit Braimllari nuk u përjashtua nga PL, mungojnë para në arkën e partisë – JavaNews.al

2 Min Read

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se Endrit Braimllari nuk është përjashtuar nga kjo forcë politike, teksa e cilësoi atë pocaqi politike dhe morale.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Blushi u shpreh se mungojnë para në arkën e partisë, teksa i bëri thirrje Braimllarit të ktheje edhe financiaren.

“Këtë djalë e kam kyrsyer për shkak të bashkëpunimit të shkëlqyer në Partinë e Lirisë. Është thjesht një pocaqi politike dhe morale, asgjë më shumë. E turpëron edhe vetë Rilindjen. Ju përmendet Kujtim Gjuzin. I bëj thirrje të kthejë financiaren e PL sepse e ka marrë me vete. Kemi një vit që e kërkojmë për financat në PL. Na kthe financiaren të lutem. Zyrat e partisë janë të hapura. Meqë ky zgjohet vonë, është pak si Lul Basha. Po si mund ta heqë Ilir Meta. Ky djali ka qenë disa herë deputet, pa një votë. Nëz gjedhjet e fundit, u bë ëshilltar greupi në Këshillin Bashkiaj të Tiranës. 6-7 muaj më parë, bënte sikur vinte në protesta. Ky hyri te Altin Dumani me tesën e PL dhe doli nga Altini me tesën e PS. Unë sot jam në borxh ndaj çdo votuesi të PL. E ftoj, na sill financiaren mor djalë. Të lutem, na e sill. Objektivi ynë është 40 mijë vota, anëtarësimi është flakë. Atë mund ta ketë marrë peng Altin Dumani, e transformoi brenda ditës, nga PL te PS”, theksoi ai.

Share This Article
Leave a Comment