Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’sy” ka folur sërish për pasaportën europiane, teksa i është përgjigjur qytetarëve në komente.
Një prej komentuesve i kërkonte Ramës që t’i thoshte kryeministres italiane Giorgia Meloni për të marrë pasaportën italiane.
“Nuk kam pse i them Melonit për pasaportë italiane se kam timen njësoj si tënden. Po ne të dy duhet të bëhemi bashkë në 11 Maj marrim pasaportën europiane të Shqipërisë, njësoj si italiania dhe francezja. Më jep votën mua dhe PS në 11 Maj dhe ne do të japim pasaportën e BE. Pasaporta evropiane merret kur ke bërë shtet dhe shteti nuk bëhet si komentet në Facebook, por unë po të paralajmëroj se ne do të bëhemi”, tha Rama.