Do të përfaqësojë për herë të parë pakicat kombëtare në Parlament/ Ina Majko, e reja që kandidon për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit

1 Min Read

Këtë të Hënë në studion e “Opinion” janë 6 personazhe që sapo kanë nisur karrierën politike, duke iu bashkuar skuadrave që garojnë më 11 Maj. Ina Majko është njëra prej tyre, e cila për herë të parë në historinë e vendit ka shansin të përfaqësojë pakicat kombëtare në Parlament.

Ajo tha se u përzgjodh në platformën “Deputeti që duam” dhe në zgjedhje parlamentare do shkojë si përfaqësuese e partisë në pushtet për qarkun e Vlorës.

Erald Kapri: Cila është e vërteta e komunitetit tuaj në 12 vite? Ju e dini që jemi vendi më i korruptuar në Europë?

Erald KapriNuk është arritje e madhe kjo. Më vjen keq tani! Janë 8 pakica.

Blendi Fevziu: U zgjodhe nga platforma, s’kishe asnjë kontakt?

Ina Majko: S’kisha asnjë kontakt, realisht jo! Unë nuk ndihem e përdorur, nuk e shoh veten si dekor. Nëse ti pretendon se aftësitë e mia janë thjesht për dekor mua po më ofendoni tani, realisht.

Erald Kapri: Unë thashë respekt maksimal, por po flasim për komunitetin. Ti shumë mirë që do e përfaqësosh, por je në qeverisjen e gabuar.

Share This Article
Leave a Comment