Përgjigjen do e marrësh më 11 Maj

2 Min Read

Së paku 10 deputetë. Ky është objektivi për rekord që Edi Rama u ka vendosur socialistëve në Fier, teksa nga një takim i sotëm ku prezantoi kandidatët për deputet, u shpreh se PD dhe opozita nuk kanë asnjë shans përballë të majtës në këtë qark.

Më tej, shefi i qeverisë u ndal te lista e kandidatëve të Partisë Demokratike, duke e cilësuar humbëse dhe u shpreh se Sali Berisha po përgatit fjalimin e disfatës për në 12 Maj.

Ironinë nuk e kurseu aspak teksa u ndal të komentonte procesin e Primareve në PD, duke u ndalur madje edhe te emra specifikë që mbetën jashtë listës pavarësisht se triumfuan në garën e brendshme.

Reagimi i Bardhit

“Edi Rama paska ardhur për shëtitje sot në Fier, ku paska shpallur objektivat e PS në Fier! Objektivat e Edi Ramës janë fiks si premtimet e tij kur erdhi në pushtet. Njëlloj si shëndetësia falas, njëlloj si legalizimet falas, njëlloj si subvencionet në bujqësi, njëlloj si ulja e taksave apo rritja e pensioneve”, u shpreh Bardhin në reagim.

Bardhi theksoi se Rama, përgjigjen do ta marrë më 11 Maj.

“Fieri dhe fierakët i përbuzin matrapazët, hajdutët dhe kandidatët për burg! Fieri dhe fierakët e përbuzin arrogancën!”

Share This Article
Leave a Comment