Këputi ligamentin, ndalesë e gjatë për lojtarin e Barcelonës |

1 Min Read

Lajm i keq për Barcelonën dhe kombëtaren spanjolle. Skuadra e Hansi Flick mundi Atleticon por jo gjithçka ka shkuar mirë për kataalnasit.

Mesfushori i Blaugranas, Marc Casadò u largua nga fusha në minutën e 22-të të pjesës së dytë për shkak të një problemi fizik.

Casado iu nënshtrua testeve të nevojshme mjekësore sot dhe, sipas Marca, duket se është një dëmtim i rëndë. Në fakt, sipas asaj që shkruajnë mediat, bëhet fjalë për një këputje të ligamentit në gjurin e djathtë.

 

Share This Article
Leave a Comment