Irani do ta mbajë përgjegjësi për sulmet e rebelëve Huthi

2 Min Read

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai do ta mbajë përgjegjës Iranin për çdo sulm që do të kryhet nga rebelët jemenas, Huthi, që mbështeten nga Teherani, teksa administrata e tij ka zgjeruar operacionin më të madh ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme që kur Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë.

“Çdo e shtënë nga Huthit do të shikohet tash e tutje si e shtënë nga armët dhe udhëheqja e Iranit dhe Irani do të mbahet përgjegjës dhe do të vuajë pasojat, e këto pasoja do të jenë të rënda”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

Një zyrtar amerikan i thanë Reutersit se sulmet mund të vazhdojnë për javë të tëra. Uashingtoni po ashtu ka rritur presionin ndaj Iranit përmes sanksioneve, teksa po tenton ta sjellë Teheranin në tavolinën e negociatave lidhur me programin e tij bërthamor.

Trump përmes një letre drejtuar Iranit ka propozuar mbajtjen e bisedimeve bërthamore, një propozim që është kundërshtuar nga lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei.

Rebelët Huthi kanë dhjetëra mijëra luftëtarë dhe kanë një arsenal dronësh dhe raketash balisitike. Arabia Saudite dhe Perëndimi kanë thënë se armët e tyre vijnë nga Irani, por Teherani e mohon këtë akuzë.

Share This Article
Leave a Comment